Loading…

Digjet vetura e shefit të auditimit të brendshëm të QKUK’së, Policia rrethon vendin e ngjarjes

  • 07/10/2022 | 15:34

Digjet vetura e shefit të auditimit të brendshëm të QKUK’së, Policia rrethon vendin e ngjarjes

Një veturë është djegur në parkingun e e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, shkruan Gazeta Metro.


Sipas informacioneve që kanë dërguar lexues të Metros nga vendi i ngjarjes, bëhet e ditur se vetura e djegur është e shefit të auditimit të brendshëm të QKUK’së, Musë Vitia.

Gjithashtu Metro mëson se kjo është hera e dytë që brenda dy muajve, Vitisë po i digjet vetura.

Aktualisht Policia ka shkuar në QKUK, ku ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe për këtë ka filluar hetimin e rastit.

Në vend ngjarje janë parë edhe zjarrfikësit duke e shuar zjarrin.

Metro ka dërguar pyetje në Polici dhe është në pritje të përgjigjeve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë