Loading…

Digjet një shtëpi në Gjakovë: Lëndohet një person që ishte brenda saj

  • 08/01/2020 | 22:28

Digjet një shtëpi në Gjakovë: Lëndohet një person që ishte brenda saj

Një shtëpi e pabanuar ka marrë flakë në Gjakovë sonte, ku si pasojë një person është lënduar, por është jashtë rrezikut për jetë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Komandanti i Policisë në rajonin e Gjakovës, Kristë Gjokaj.

“Para gjysmë ore një shtëpi e pabanuar është djegur, ka qenë një shtëpi pa dyer e dritare. Një person është lënduar, pasi si duket ka qenë i pastrehë dhe ka qenë aty brenda shtëpisë kur ka filluar zjarri. Ai është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa zjarri është lokalizuar”, konfirmoi Gjokaj.

Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe tani po merret me rastin.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë