Loading…
Digjet një autobus në rrugën Zhur– Prizren
  • 22/03/2019 | 23:46

Digjet një autobus në rrugën Zhur– Prizren

Rreth orës 22:00 të mbrëmjes, ka shpërthyer në flakë autobusi i agjencionit turistik ” Adio tours” në rrugën Zhur – Prizren, por fatmirësisht askush nuk është lënduar, na njoftojnë dëshmitarë nga vendi i ngjarjes.


Këta dëshmitarë na kanë dërguar edhe pamjet e djegies së autobusit që ishte përfshirë i tëri në zjarr. Në vendngjarje kanë dalur zjarrëfikësit të cilët janë angazhuar në shuarjen e zjarrit.

Zëvendësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi ka treguar detaje lidhur me djegien e autobusit në Zhur të Prizrenit.

Gashi ka treguar se rasti ka ndodhur rreth orës 22:00, por nuk është raportuar për të lënduar derisa në vendin e ngjarjes policia dhe zjarrëfikësit po punojnë që të shuhet zjarri.

“Po është djegur një autobus. Njësitet e Policisë dhe Zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes, sepse rasti është raportuar diku rreth orës 22. Persona të lënduar nuk ka. Në lidhje me shkaktarin e zjarrit, janë ekipet e specializuara nga njësia e preventivës të cilët do të tregojnë”, ka treguar Gashi.

“Ende është duke u punuar në vendin e ngjarjes të shuhet zjarri. Rasti është në rrugën Zhur – Prizren, por vija e rregullt është Dragash – Prizren – Beograd”, ka treguar Gashi.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë