Mbi 150 migrantë janë nxjerrë të sigurt pasi mjeti lundrues me të cilin po udhëtonin u përfshi nga flakët gjatë kalimit në Kanalin e La Manshit, kanë njoftuar autoritetet franceze, transmeton Gazeta Metro.
Sipas tyre, zjarri shpërtheu në motorin e anijes, e cila ishte nisur nga brigjet franceze të hënën në mbrëmje me destinacion Mbretërinë e Bashkuar.
Në bord ndodheshin 157 persona, ndërsa nuk është raportuar për të lënduar.
Ngjarja ndodhi një ditë pasi kryeministri britanik, Andy Burnham, deklaroi se do të ashpërsojë masat për të frenuar kalimet e migrantëve me anije të vogla drejt Britanisë./gazetametro.net