Loading…

Digjen matësit e rrymës, banorët mbesin pa energji (Video)

  • 28/01/2017 | 21:34

Digjen matësit e rrymës, banorët mbesin pa energji (Video)

Një defekt ka shkaktuar djegien e matësve të rrymës në një ndërtesë në qendër të Prishtinës. Sipas banorëve, zyrtarët e kompanisë KEDS kanë qenë në vendngjarje bashkë me Policinë, por nuk kanë bërë rregullimin e orëve të rrymës.


“KEDS’i na ka thënë se deri të hënën nuk keni rrymë”, tha njëri nga banorët për Klan Kosova, duke shtuar se nuk është hera e parë që ata kanë telashe të tilla.

“Çdo vit ndodhin avari në këtë kënd”.

Banorët janë shprehur të gatshëm të kontribojnë që kjo gjendje të sanohet dhe ata të kenë rrymë pa telashe.

“Kërkojmë nga KEDS’i që të na e rregullojë orët dhe të na e faturojë koston përmes faturave të rrymës si pagesë shtesë”, thotë njëri nga banorët.

Mungesa e energjisë i ka dëmtuar edhe bizneset që gjenden në këtë zonë të kryeqytetit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë