Gjatë ditës së sotme janë djegur dy kamionë në Çabër në veri të Mitrovicës, shkruan Gazeta Metro.
Lajmin e ka konfirmuar Zëvendësdrejtori i Policisë Rajonale të Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.
Ai bëri të ditur se rasti është cilësuar si zjarrvënie dhe se pronarët e kamionave janë shqiptarë.
Metro do të ju mbajë të informuar me rastin. /gazetametro.net