Loading…

Diferencimi: Bëhen listat kush është për mitingun e Vucicit e kush kundër

  • 01/09/2018 | 14:07

Diferencimi: Bëhen listat kush është për mitingun e Vucicit e kush kundër

Thuhet se edhe atë se edhe ata të cilët janë deklaruar se nuk mund të shkojnë, “janë të obliguar” ta nënshkruajnë një deklaratë të tillë

Në shkollat serbe të Kosovës në jug të Ibrit janë përgatitur listat me emrat e të punësuarve të cilët më 8 e 9 shator do të shkojnë në Zubin Potok, përkatësisht në Mitrovicën e veriut, në tubimin e paralajmëruar me rastin e ardhjes së kryetarit të Serbisë Aleksandar Vucic në Kosovë, njoftojnë mediet serbe të Kosovës, transmeton gazetametro.net.

Për RTV Kim është konfirmuar se bëhen listat e atyre që kanë dëshirë të shkojnë. Dëshmi të ngjashme të të punësuarve ka marrë edhe redaksia e portalit Kossev në Mitrovicë e Zveçan, duke përfshirë edhe atë se edhe ata të cilët janë deklaruar se nuk mund të shkojnë, “janë të obliguar” ta nënshkruajnë një deklaratë të tillë.

Gazeta beogradase “Danas” dje shkruante se Milan Radoicic i ka urdhëruar kryebashkiakët e Anamoravës të sigurojnë 4000 njerëz, të cilët do të vijnë për ta mbështetur paraqitjen e kryetarit serbëve të Kosovës. Nga ana tjetër, pronarit të “Kosmetprevoz”-it, Srdan Vulovicit i është urdhëruar të gjejë 200 autobusë për transportin në minting jo vetëm nga Anamorava./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë