National Geographic sot pati premierën e dokumentarit “ Before the Flood” kushtuar ngrohjes globale.
Dokumentari shfaq aktorin Leonardo Dicaprio përgjatë udhëtimeve në vende të ndryshme të botës, ku përfshihen biseda me zyrtar të lartë shtetërorë, shkencëtarë dhe po ashtu me njerëz të cilët kanë përjetuar pasoja direkte me fenomenin e ngrohjes globale.
Regjia e filmit “Before the Flood” është bërë nga regjisori Fisher Stevens i cili përfshinë aventurën tre vjeçare të aktorit të mirënjohur duke intervistuar individë të çdo sfere, ku diskutohet në atë që duhet të bëhet sot dhe në të ardhmen për të parandaluar përçarje katastrofike të jetës në planetin tonë”.
Në këtë dokumentar do të mësoni për vendet në proces të zhvillimit dhe po ashtu për vendet e zhvilluara të cilët ofrojnë pamje unike, pasionante dhe pragmatike.
https://www.youtube.com/watch?v=90CkXVF-Q8M