Loading…

Diaspora serbe letër Kongresit: Kosova nuk guxon të ndahet

  • 04/09/2018 | 17:41

Diaspora serbe letër Kongresit: Kosova nuk guxon të ndahet

Organizatorët e krahut të djathtë të diasporës serbo-amerikane janë deklaruar kundër, siç e shohin ata, ndarjen e Kosovës.


Organizatorët e krahut të djathtë të diasporës serbo-amerikane dhe klerikët iu drejtuan Kongresit dhe administratës amerikane me anë të një letre, ku kërkuan që të kundërshtohet çfarëdo shkëmbimi territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton gazetametro.net

Ata i kanë bërë thirrje Kongresit që të mbrojë të drejtat e serbëve dhe të kundërshtojnë, siç e konsiderojnë ata, ndarjen e territorit mbi baza etnike.

Ata shtuan se ndarja do të linte kishat dhe manastiret e ekspozuara dhe të pambrojtura ‘’të privuara nga masat ligjore dhe institucionale të shekullit 21’’.

Organizatorët pretendojnë të kenë 771 nënshkrime nga klerikët e Kishës Ortodokse serbe, liderët lokalë të grupeve të besimtarëve dhe ‘’përfaqësuesit e organizatave kulturore, arsimore dhe kombëtare në të gjithë SHBA’në. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë