Loading…

Dialogu në Bruksel: Dalin pamjet nga takimi Kurti-Vucic

  • 18/08/2022 | 11:26

Dialogu në Bruksel: Dalin pamjet nga takimi Kurti-Vucic

Kanë dalë pamjet e para nga fillimi i takimit në mes të mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti si dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vucic, e që do ndërmjetësohet nga shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrell si dhe emisarit të BE’së, Mirosllav Lajcak, shkruan Gazeta Metro.


Këto pamje i ka publikuar Bashkimi Europian.

Ndërsa më herët Borrell ka njoftuar për fillimin e takimit të nivelit të lartë në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandar Vucic.

Ai ka thënë se pret që dy liderët të jenë të hapur, ndërsa ka theksuar se është koha për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë.

“Sot në mëngjes po thërras takimin e Dialogut të nivelit të lartë Beograd-Prishtinë. Tensionet e fundit në veri të Kosovës kanë treguar sërish se është koha për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë. Unë pres që të dy udhëheqësit të jenë të hapur dhe fleksibël për të gjetur gjuhën e përbashkët”, ka shkruar Borrell./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë