Loading…

Dialogu: Ambasadorët e vendeve të Quint’it dhe shefi BE’së në Kosovë i shkojnë Kurtit në zyre

  • 28/06/2022 | 20:09

Dialogu: Ambasadorët e vendeve të Quint’it dhe shefi BE’së në Kosovë i shkojnë Kurtit në zyre

Kryeministri, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, takoi ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.


Gjatë takimit u bisedua për vazhdimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Italisë. U diskutua edhe për zhvillimet politike në vend dhe situatën politike në rajon.

Zyra e kryeministrit tha se u diskutua për proceset dhe çështjet lidhur me dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe temat tjera të ndërlidhura. Kryeministri Kurti ritheksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar për dialog parimor, nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, nëpërmjet një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme, që në qendër ka njohjen reciproke.

Gjithashtu aty thuhet se u bisedua për marrëveshjen për targat, që ka skaduar me 21 prill të këtij viti, si dhe për propozimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për trajtimin e çështjes së targave.

Po ashtu, u fol edhe për marrëveshjen mbi zbatimin e udhërrëfyesit të energjisë sipas marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015. U theksua angazhimi i Qeverisë në zbatimin e udhërrëfyesit, me qëllim të përfundimit të një problematike të trashëguar, tё furnizimit dhe pagesës sё energjisë nё komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore. U potencua se me këtë marrëveshje, buxhetit të Republikës së Kosovës do t’i kursehen me dhjetëra milionë euro në vit, të paguara më herët për mbulimin e kostove energjetike të komunave në veri të Kosovës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë