Ish-Avokati i Popullit dhe tash anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka tërhequr fjalën “lopë” ndaj ministres Dhurata Hoxha, dhe e ka zëvendësuar atë me “hienë”.
Ai tha se ministrja Hoxha është hienë e cila kultivon kurvëri politike të përzier me arrogancë dhe injorancë të neveritshme.
“Ajo jo vetëm që nuk meriton një kërkimfalje, por meriton çdo përbuzje politike e shoqërore që mund të bëhet. Nëse ajo me zell luan rolin e mashës së shefave të saj, për mbulimin e vrasjes së Astritit, atëherë duhet edhe të përballet me pasojat e rolit që luan”, shkruan Kurteshi.
“Kjo ministre e ketij pushteti kriminal dhe vrastar, është një hienë e cila kultivon kurvëri politike të përzier me arrogancë dhe injorancë të neveritshme. Ajo jo vetëm që nuk meriton një kërkimfalje, por meriton çdo përbuzje politike e shoqërore që mund të bëhet. Nëse ajo me zell luan rolin e mashës së shefave të saj, për mbulimin e vrasjes së Astritit, atëherë duhet edhe të përballet me pasojat e rolit që luan. Unë e di se shumë miq të sinqertë e kanë ndier veten keq për shkak të fyerjes me fjalën lopë. Së pari, kjo nuk është fyerje për të dhe sojin e sorollopin e saj vrastar, po është tepër e butë për të, për veprimet e saj politike. Prandaj po e tërheq fjalën lopë dhe po i them hienë, ashtu si janë edhe padronët e saj politikë”, ka shtuar tutje Kurteshi në rrjetin social Facebook.
Sipas Kurteshi gjinia e Hoxhës nuk çon asnjë peshë, shkruan gazetametro.net.
“Së dyti, ajo në këtë rast është një person politik dhe gjinia e saj nuk luan asnjë rol, edhe pse ky soj i kriminelëve kanë një prirje të hermafroditizmit politik. Unë nuk kam mundur ta quaj gomar, ashtu si quhen shefat e saj të gjinisë mashkullore. Por meqenëse më shumë u pëlqen, atëherë le të mbetem hiena, pa caktim gjinie”, ka shkuar ai.
Prandaj, sipas fjalëve të tij, vajtimi për fyerjen e një femre, gruaje e apo nëne nga disa njerëz krejtësisht të sojit të saj, si hiena tjetër në rolin e Deputetes Kodra Deliu dhe bashkëveprimtare/ëve dhe bashkëmendimtare/ëve të saj hermafroditë, është shqetësim krejtësisht i rrejshëm në këtë rast, e më shumë në të vërtetë është kurvëri politike e një kaste pushtetore vrasëse. /gazetametro.net