Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, ka thënë se kriza politike dhe shkuarja në zgjedhje po godasin ekonominë, ndërsa thuhet se kriza politike po krijojnë pasiguri serioze për ekonominë e Kosovës, duke rrezikuar stabilitetin e bizneseve dhe zhvillimin ekonomik në përgjithësi, shkruan Gazeta Metro.
Sipas DHTIK-së, kriza politike po krijojnë pasiguri serioze për ekonominë e Kosovës, duke rrezikuar stabilitetin e bizneseve dhe zhvillimin ekonomik në përgjithësi.
Kryetari i Bordit, Skender Krasniqi dhe Kryetari i Kuvendit të DHTIK-së, Hamdi Malushaj, theksuan se përkundër sfidave të shumta me të cilat u përball Kosova që nga fillimi i vitit të kaluar, Dhoma ka qenë vazhdimisht aktive në adresimin e sukseseve dhe problemeve të sektorit privat. Nga ana tjetër, drejtori Ekzekutiv, Kushtrim Ahmeti, theksoi se zgjedhjet e shpeshta po prodhojnë kosto të drejtpërdrejta për ekonominë.
“Çdo proces i ri zgjedhor nënkupton muaj të tërë të humbur për vendimmarrje dhe projekte zhvillimore. Kjo po u kushton bizneseve me vonesa, humbje financiare dhe pasiguri të mëdha për të ardhmen dhe investimet. Ekonomia nuk mund të presë pafundësisht cikle politike – ajo ka nevojë për stabilitet të menjëhershëm”, thuhet në njoftim.
Përfaqësues të bizneseve shpalosën sfidat me të cilat po përballen, duke përfshirë rritjen e kostove të prodhimit, importin e madh, mungesën e mbështetjes institucionale dhe vonesat e shumta në vendimmarrje.