Loading…

Dhjetë organet më të rënda në trupin tonë, vetëm një peshon gati pesë kilogramë

  • 13/06/2021 | 13:01

Dhjetë organet më të rënda në trupin tonë, vetëm një peshon gati pesë kilogramë

Sa është pjesëmarrja e organeve të ndryshme në trupin tonë në peshën totale?


1. Lëkura

Pesha – 4,535 gram.

Roli – Mbron trupin nga depërtimi i substancave të dëmshme dhe i lagështisë. Prodhon vitaminën D. Mban temperaturën e trupit. Ka mbaresa nervore që dërgojnë informacione rreth stimujve, transmeton Telegrafi.

2. Mëlçia

Pesha – 1,560 gram.

Roli – Zbërthen substancat toksike. Prodhon hormone, proteina dhe kimikate që marrin pjesë në tretje. Mirëmban rezervat e glikogjenit.

3. Truri

Pesha – 1,500 gram.

Roli – Është përgjegjës për menaxhimin e trupit, vetëdijes dhe koordinimin e përgjigjeve ndaj stimujve nga mjedisi i jashtëm.

4. Mushkëritë

Pesha – 1,300 gram.

Roli– Grumbullojnë oksigjen, i cili më vonë bartet në të gjitha pjesët e trupit. Liron dyoksid karbonin që prodhohet në trup.

5. Zemra

Pesha– 300 gram.

Roli – Pompon gjakun me oksigjen nga mushkëritë dhe e shtyn atë në të gjitha pjesët e trupit. Pompon gjak pa oksigjen dhe e fut në mushkëri.

6. Veshkat

Pesha – 260 gram (çift).

Roli – Largon materialet e mbetura. Rregullon mbajtjen e ujit dhe natriumit në trup. Pastron gjakun. Prodhon urinë dhe hormone.

7. Shpretka

Pesha – 175 gram.

Roli – Pastron gjakun. Mban rezervat e gjakut. Riciklon hekurin. Krijon antitrupa, largon bakteret.

8. Pankreasi

Pesha – 70 gram.

Roli – Prodhon insulinë dhe glikogjen. Sekreton enzimat që ndihmojnë në thithjen e lëndëve ushqyese në zorrën e hollë.

9. Gjëndra tiroide

Pesha – 20 gram.

Roli – Rregullon shpenzimin e energjisë në trup dhe ndjeshmërinë e hormoneve. Krijon albumina.

10. Prostata

Pesha – 11 gram.

Roli – Sekreton lëngun që përbën 50 deri 75 për qind të vëllimit të spermës.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë