Loading…

‘Dhia e Kievit’: Kafsha ua prishi kurthin dhe i plagosi 40 ushtarë rusë me lëvizjet e saj kaotike

  • 26/06/2022 | 14:19

‘Dhia e Kievit’: Kafsha ua prishi kurthin dhe i plagosi 40 ushtarë rusë me lëvizjet e saj kaotike

Të paktën 40 ushtarë rusë janë plagosur pasi një dhi ukrainase vendosi një kurth që po shtrihej rreth një spitali në Zaporizhzhia me “lëvizjet e saj kaotike”.


Trupat po vendosnin tela kur një dhi e arratisur nga një fermë në fshatin Kinski Rozdory i aktivizoi telat.

Ata kishin fiksuar granata rreth skajit të një spitali lokal dhe e vendosën kurthin si një “mbrojtje rrethore”, tha Drejtoria kryesore e Inteligjencës e Ukrainës.

Por, pak pasi ishte hedhur kurthi, dhia u end drejt zonës, duke krijuar një reaksion zinxhir që plagosi dhjetëra trupa, sipas The Telegraph.

“Si rezultat i lëvizjeve “kaotike” të dhisë, kafsha “shkatërroi” disa granata,” shkroi Inteligjenca e Mbrojtjes.

“Si rezultat i një reaksioni zinxhir, disa (rusë) pësuan lëndime të shkallëve të ndryshme të ashpërsisë.”

Të paktën 40 ushtarë rusë mendohet se janë plagosur.

Ende nuk dihet fati i dhisë.

Ajo është quajtur “Dhia e Kievit” në mediat sociale – një referencë për legjendën e një piloti heroik mitik, i njohur si Fantazma e Kievit, i njohur për rrëzimin e avionëve të shumtë rusë gjatë pushtimit të kryeqytetit nga Kremlini./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë