Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka publikuar një video të shkurtër ku tregon se si po pastrohen anësoret e rrugëve në Kosovë, me pajisje moderne, shkruan Gazeta Metro.
Në kohën kur koronavirus COVID-19 ka ‘pushtuar’ të gjithë Europën dhe jo vetëm, institucionet shtetërore po përkujdesen në disa mënyra që pastërtia të jetë në nivel dhe të mos ketë ndotje.
Shumë komuna të Kosovës kanë pastruar rrugët e tyre me ujë, shampoo dhe materiale tjera dezinfektuese, si masë parandaluese ndaj koronavirusit.
E për të qenë në nivel edhe pastërtia në rrugët kryesore të Kosovës, Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, ka vendosur që anësorët mbrojtëse të rrugës të pastrohen me pajisje të veçanta dhe moderne.
Ministri Lumir Abdixhiku, ka publikuar një video të shkurtër ku në një pjesë të autostradës shihet një kamion duke pastruar anësoret e kësaj rruge.
Më poshtë keni videon e postuar nga Ministri. /gazetametro.net