Përfaqësuesit e 40 bizneseve të fshatit Gërlicë të Kaçanikut kanë akuzuar Ministrinë e Infrastrukturës dhe kompaninë “Bechtel Enka” për devijim të projektit për hyrje-dalje në autostradën “Arbën Xhaferi” dhe për mosshqyrtim të kërkesave e peticioneve.
Me devijimin e projektit prej rreth 2 kilometrash do të dëmtohen këto biznese dhe shumica prej tyre rrezikohen të mbyllen, shkruan Koha Ditore.
Sipas përfaqësuesve të bizneseve, parcela në të cilën do të ndërtohen hyrje-daljet në autostradë është privatizuar prej AKP-së nga disa persona të panjohur rreth 4 vjet më parë në vlerë prej 100 eurosh për një ar, ndërkohë Ministria… dhe “Bechtel Enka” në këto parcela po bëjnë shpronësime prej 4000-4500 eurosh për një ar tokë.