Loading…

Deti shqiptar merr edhe një jetë, mbytet vajza 12 vjeçe

  • 14/08/2017 | 18:56

Deti shqiptar merr edhe një jetë, mbytet vajza 12 vjeçe

Një vajzë 12 vjeçe është mbytur pasditen e sotme në plazhin e Divjakës, pasi kishte hyrë të lahej bashkë me kushërirën e saj.


Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, ku rryma e detit ka marrë dy vajzat G.A, 12 vjeçe, banuese në fshatin Krykuq, Divjakë dhe M.L 11 vjeçe, banuese në fshatin Mizë, Divjakë, kushërira me njëra-tjetrën.

“Në ndihmë të tyre ka shkuar një pushues i rastit, shtetasi A.M, 15 vjeç, i cili me ndihmën edhe të pushuesve të tjerë i ka nxjerrë në breg të dyja vajzat por ka mundur të jetoi vetëm shtetasja M.L, pasi vajza 12 vjeçare G.A ka ndërruar jetë”, tha policia.

“Shërbimet e policisë dërguan me urgjencë në spital djalin që shkoi për të shpëtuar vajzat pasi nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore,  për shkak të ujit të tepërt që kishte konsumuar. Aktualisht djali ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Gjithashtu edhe vajza tjetër që shpëtoi M.L nuk është në rrezik për jetë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë