Loading…

Detaje të rrahjes mes zyrtarëve të Telekomit: Nga fjalosja tek rrahja e gjuajtja me armë

  • 20/12/2019 | 11:28

Detaje të rrahjes mes zyrtarëve të Telekomit: Nga fjalosja tek rrahja e gjuajtja me armë

Dy punëtor të Telekomit janë përfshirë në rrahje gjatë ndejës së fundvitit. Rrahja ka përfunduar me vetëplagosje të Shaban Ramës, nga arma që e mbante i dyshuari në këtë rast Berat Gashi.

Mbrëmë rreth orës 23:40, në një kafiteri në Prishtinë, gjatë ndejës së fundvitit është plagosur Shaban Ramaj, i cili sic merr vesh Insajderi është zëvendësdrejtor për Shërbime Mbështetëse në këtë Ndërmarrje Publike.

Ngjarja ka ndodhur pas një fjalosjeje mes Shaban Ramajt dhe Berat Gashit, të cilët ndonëse janë rreth 40 vjecar, nga Policia e Kosovës është cilësuar si “zënkë mes të rinjësh”.

Gazeta Insajderi merr vesh nga burime brenda policisë se Shaban Ramaj, është plagosur me armë zjarri në pjesën abdominal në stomak. I njëjti është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për tretman mjekësor dhe se gjendja e tij është stabile, shkruan Insajderi.

Ramaj pas intervistimit nga policia ka deklaruar se është plagosur aksidentalisht – vetëplagosur. Ai ka deklaruar se armën e ka marrë nga shoku i tij që në këtë rast është marrë nga policia si i dyshuar Berat gashi. Armën e modelit XDM, Gashi e ka pasur me leje, por pas rastit është konfiskuar nga policia.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit Berat Gashi është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti është iniciuar si shkaktim i rrezikimit të përgjithshëm dhe posedim i paautorizuar i armës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë