Loading…

Detaje të reja: Si u infektuan me koronavirus nga shitësi i marketit, banorët në Banjë të Malishevës

  • 13/04/2020 | 18:02

Detaje të reja: Si u infektuan me koronavirus nga shitësi i marketit, banorët në Banjë të Malishevës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka folur për situatën aktuale në vend pas përhapjes së koronavirusit, duke treguar specifikisht edhe për Komunën e Malishevës, që ka më së shumti të prekur me COVID 19.


Limaj ka treguar në emisionin Frontal në T7 se si erdhi deri te përhapja e koronavirusit në fshatin Banjë të Malishevës.

Ai thotë se sipas informacioneve që ka, personi i parë i prekur me koronavirus ka qenë shitës i një marketi.

“Sipas informacioneve i prekur ka qenë një shitës i një marketi. Ai nuk e dinte që ka. Ekspozimi i tij me njërëz ka qenë shumë i madh sidomos në atë kohë kur ka qenë një kërkesë për të blerë produkte ushqimore”, ka thënë Limaj në Fronal, shkruan gazeta Express.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë