Policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë personin e dytë të përfshirë në rastin e hajnisë në qytezën e Shtimes.
Indeksonline mëson se i arrestuari është A.Mulliqi.
Po ashtu, burime tona tregojnë se forcat e sigurisë pas një pune të pandalshme ka konfiskuar veturën e tipit “Peugeo”-t që ishte në natën kritike.
Ndryshe, Policia e Kosovë e ka arrestuar dje A. Tahirjan, ku mbeti i vrarë i dyshuari për vjedhje, Fehmi Gashi dhe u plagos pronari i shtëpisë, A.Ndrecajt.
A.T me prejardhje nga Peja është arrestuar në lagjen “Dardania” në Prishtinë. Ai dyshohet për grabitje në një shtëpi në Shtime, ku u vra një person dhe u plagos një tjetër.