Loading…

Detaje të reja nga takimi mes Kurtit dhe Lajcak: U diskutua propozimi i BE’së dhe gjashtë kushtet e kryeministrit

  • 06/02/2023 | 19:58

Detaje të reja nga takimi mes Kurtit dhe Lajcak: U diskutua propozimi i BE’së dhe gjashtë kushtet e kryeministrit

Zyra e kryeministrit me anë të njoftimi ka dhënë detaje pas takimit të kryeministrit Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrit të parë, Besnik Bislimi me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, transmeton Gazeta Metro.


Në njoftim thuhet se u diskutua për procesin e dialogut, propozimin europian dhe për gjashtë pikat e prezantuara në seancën e Kuvendit nga shefi i ekzekutivit kosovar në lidhje me marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013.

”Pas takimit, kryeministri Kurti tha se propozimi evropian për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i pranueshëm si bazë e mirë për diskutime të mëtutjeshme dhe platformë solide për të ecur përpara.”

”Ndërkaq çështje të caktuara që kanë të bëjnë me garancitë ndërkombëtare, mekanizmave zbatues dhe sekuencimin kohor do të adresohen në kuadër të bisedimeve në Bruksel,” thuhet në njoftim.

Ndryshe, Lajcak pas takimit tha se në drekë pune me Kurtin kanë folur edhe për kushtet e paraqitura nga ky i fundit për implementimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai tha se ia ka treguar Kurtit pozicionin e BE’së rreth kësaj, por këtë nuk deshi ta bëjë publike para gazetarëve.

“Kemi folur për këtë cështje dhe e informova kryeministrin rreth pozicionit tonë por s’dua ta bëjë publike analizën legale, ishte e dobishme që e diskutuam këtë”, tha ai. /gazetametro.net

Kurti njofton pas drekës me Lajcak se pranon Propozimn Europian, s’përmend Asociacionin

Lajçak paralajmëron takimin në mes Kurtit dhe Vucic: Po përgatitemi për takim të nivelit të lartë në Bruksel

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë