Policia e Kosovës ka bërë të ditur më shumë detaje lidhur me aksidentin e djeshëm në Ferizaj, ku si pasojë të vdekur mbetën tre persona, ndërsa një i lënduar.
Një aksident komunikacioni ka ndodhur të shtunën në fshatin Rakaj, Ferizaj, ku humbën jetën tre persona, dy meshkuj dhe një femër. Ndërsa lëndime trupore ka pësuar ngasësi i kamionit i cili është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Aksidenti ka ndodhur mes një kamioni dhe një veture udhëtarësh, bën të ditur Policia, transmeton gazetametro.net
“Vdekja e viktimave është konstatuar nga ekipi mjekësor dhe me urdhër të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”- thuhet në raportin ditor të policisë së Kosovës./gazetametro.net