Një person mbeti i vrarë dhe tre të plagosur, siç dyshohet, pas një mosmarrëveshje për tokë në Lagjën e Spitalit, shkruan Gazeta Metro.
Dëshmitarët e rastit kanë thënë për Metron se përleshja me armë ka ndodhur mes një pronari të ndërtessës, dhe pronarit të tokës ku po ndërtohej ajo.
“Sipas njoftimeve të para nga dëshmitarët rasti ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje mes pronarit të tokës dhe një kompanie të ndërtimit të objekteve të larta”, thonë dëshmitarët.
Metro do t’iu mbajë të informuar për rastin./gazetametro.net