Loading…

Detaje rreth plagosjes së rëndë mbrëmë në Prishtinë: Zbulohen arsyet

  • 15/03/2020 | 09:47

Detaje rreth plagosjes së rëndë mbrëmë në Prishtinë: Zbulohen arsyet

Gjatë mbrëmjes së djeshme u raportua për një plagosje si pasojë e gjuajtjes me armë në rrugën “Ilir Konushevci”, në Prishtinë, vend ky i njohur si Xhamia e Llapit, shkruan Gazeta Metro.


Gazeta Metro mëson se motivet e kësaj gjuajtje me armë ishte një marrëveshje për kontrabandë me njerëz në mënyrë të paligjshme.

Ky burim i afërt me policinë bëri të ditur për Metron se marrëveshja kishte qenë qysh para tre viteve, ku njëri nga të pranishmit në këtë ngjarje të djeshme kishte marrë 500 euro për të larguar nga vendi jashtëligjshëm një person, gjë që nuk e kishte bërë.

Ashtu siç njoftoi ky burim, njëri nga të dyshuarit në intervistim në polici, ka thënë se fillimisht dy persona si ndërmjetësues kishin ardhur dje për t’u marrë vesh, gjë që rezultoi me mosmarrëveshje, duke filuar të gjuhen edhe me armë, ku si pasojë e këtyre gjuajtjeve një person ka mbetur i plagosur në këmbë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja, dy fishekë dhe një predhe. /gazetametro.net

Gjuajtje me armë në Prishtinë

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë