Loading…

Detaje rreth 59 vjeçarit që vdiq sot nga koronavirusi: Jetonte i vetëm në Prishtinë, u vizitua disa herë nga mjekët

  • 06/04/2020 | 18:10

Detaje rreth 59 vjeçarit që vdiq sot nga koronavirusi: Jetonte i vetëm në Prishtinë, u vizitua disa herë nga mjekët

Qendra e Mjekësisë Urgjente në Prishtinë i ka vendosur në vetizolim 13 punëtorë me rekomandimin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.


Ky vendim erdhi pasi ndërroi jetë një pacient 59-vjeçar nga koronavirusi në QKUK, e të cilin punëtorët e QMU-së e kishin vizituar disa herë para se të hospitalizohej në Klinikën Infektive.

Këtë e ka konfirmuar drejtori për shëndetësisë në komunën e Prishtinë Dr. Bujar Gashi.

“Kanë qenë disa herë në vizitë tek i ndjeri pasi ai ka jetuar vetëm në banesën e tij në Ulpianë. Punëtorët e QMU-së kanë pasur kontakt me të pasi në disa raste është dashur edhe ta bartin për krahu”, ka deklaruar Gashi.

Ai ka konfirmuar se punëtorët e Urgjencës kanë qenë të mbrojtur me dorëza e maska, por me rekomandim të IKSHPK-së janë vendosur në vetizolim. Gashi ka thënë se për momentin nuk ka mungesë të stafit mjekësor sepse është bërë riorganizimi i tyre.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë