Loading…

Dështon seanca për gaz lotësjellës ndaj deputetëve të VV’së

  • 20/02/2017 | 10:48

Dështon seanca për gaz lotësjellës ndaj deputetëve të VV’së

Seanca gjyqësore ndaj deputetëve të Kosovës Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Topalli  dhe Donika Kadaj-Bujupi, u shty për më 21 prill


Kryetari i trupit gjykues, Beqir Kalludra, e mori këtë vendim pasi që asnjë nga të akuzuarit nuk u paraqit në seancë e as dëshmitarët Nuredin Ibishi e Bekim Haxhiu.

Gjyqtari Kalludra njoftoi se e akuzuara Albulena Haxhiu ka lindur dhe sigurisht se nuk mund të prezantojë në seancë.

Gjithashtu, gjyqtari tha se edhe të akuzuarit e tjerë me siguri kane qenë të njoftuar se Haxhiu nuk do të prezantojë dhe seanca nuk do të mund të mbahet.

Sipas aktakuzës së ngritur në dhjetor 2015, katër deputetët e Vetëvendosjes akuzohen për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.

Gjykimi ka të bëjë me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë