Loading…

Dështon miratimi i Ligjit që obligon mjekët dhe profesorët ta deklarojnë pasurinë

  • 01/07/2022 | 12:48

Dështon miratimi i Ligjit që obligon mjekët dhe profesorët ta deklarojnë pasurinë

Ka dështuar të miratohet Projektligji për deklarimin e pasurisë.


Kjo pasi që në votim morën pjesë vetëm 59 deputetë.

I njëjti ligj parasheh që edhe profesorët mirëpo edhe doktorët të deklarojnë pasurinë.

Ishte pikërisht kjo pikë që shkaktoi përplasje mes pozitës dhe opozitës në Kuvend.

Kjo e fundit kërkoi me ngulm që këto dy kategori të hiqen nga obligimi për ta deklaruar pasurinë.

Sidoqoftë, kjo u kundërshtua nga partia në pushtet, Vetëvendosje, e cila përveç që nuk e përkrahu këtë propozim, tha se opozita nuk ka dërguar as amendamente për ta mbështetur kërkesën e tyre.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë