Loading…

Dështon avancimi i profesorëve të UP’së

  • 09/06/2017 | 11:56

Dështon avancimi i profesorëve të UP’së

Senati i Universitetit të Prishtinës ka rikthyer në Këshillin e Fakultetit të Arteve rastet e stafit akademik të këtij institucioni.


Me këtë vendim, stafi akademik i Fakultetit të Arteve nuk kanë mundësi të zgjedhën apo avancohen meqë sot, më 9 qershor, përfundon afati ligjor i konkursit të shpallur në nëntor të vitit të kaluar.

Arsyeja e rikthimit të këtyre lëndëve sipas prorektorit Naser Sahiti është për shkak të mospërmbushjes së kriterit për punime shkencore të Fakultetit të Arteve.

Dekani i Fakultetit të Arteve, Agim Selimi tha se është një keqinterpretim i Statutit nga menaxhmetit për stafin akademik.

“Unë mendoj që është një keqinterpretim i Statutit sepse publikimi në një revistë nuk të bën artist. Ne jemi të forcohen kriteret që një artist t’i ketë pesë ekspozita ndërkombëtare por jo të shkruajmë sepse të tjerët shkruajnë për ne”, tha Selimi.

E Rektori i UP-së, Marjan Dema tha se janë për kritere dhe cilësi.

“Këtu veç një kriter është duke u shtuar, kriteri i cilësisë”, tha Dema.

Por më i ashpër ishte dekani i Fakultetit Filozofik, Bujar Dugolli i cili tha se nuk pret nga matematikanët të vlerësojnë njerëz të e arteve e të filozofisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë