Loading…

Dështoi në zgjedhjet e 6 tetorit: Kandidati i njohur i PDK’së në Ferizaj jep dorëheqje nga strukturat partiake

  • 08/10/2019 | 11:39

Dështoi në zgjedhjet e 6 tetorit: Kandidati i njohur i PDK’së në Ferizaj jep dorëheqje nga strukturat partiake

Mustafa Grainca, një personalitet politik i njohur në komunën e Ferizajt për angazhimet e punën në degën e Partisë Demokratike aty, ka njoftuar se për shkak të disfatës së tij në zgjedhjet e 6 tetorit, heq dorë nga të gjitha pozitat në strukturat e kësaj partie, porse ” Do të vazhdoj të përkrahi konceptin programor të Partisë Demokratike të Kosovës”, transmeton Gazeta Metro.


Grainca këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ndërsa kjo është dorëheqja e parë nga strukturat përkatëse partiake për shkak të dështimit në zgjedhje për deputetë.

Postimi i plotë i Mustafa Graincës:

Përshëndetje të nderuar qytetar ferizajas, nga rezultatet e marra preliminare për mua si kandidat për deputet (rezultatet në komunën time), rezulton se nuk jam pranuar si i denjë për të qenë pjesë e kësaj gare. Rrjedhimisht ky fakt më obligon moralisht të marr vendimin, se që nga sot të mos jem më pjesë e strukturave udhëheqëse në degën e Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj.

Do të vazhdojë të përkrahi konceptin programor të Partisë Demokratike të Kosovës, për të cilin tash e 20 vite u angazhova me tërë kapacitetin tim për të ngritur e lartësuar vlerat e saja kudo dhe në çfarëdo përgjegjësie publike që kisha…/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë