Loading…

Dështoi me LDK’në, PDK-Kurtit: Njeh vetëm kapjen e pushtetit, s’i dhamë kënaqësinë të bëjë filma me emra

  • 20/04/2026 | 17:37

Dështoi me LDK’në, PDK-Kurtit: Njeh vetëm kapjen e pushtetit, s’i dhamë kënaqësinë të bëjë filma me emra

Pasi Albin Kurti nuk arriti të merrej vesh me LDK-në, ai e ka kthyer shikimin nga partia e Bedri Hamzës për të gjetur një zgjidhje për postin e presidentit, transmeton Gazeta Metro.


Mirëpo, deputeti Arben Mustafa reagoi menjëherë duke thënë se PDK-ja e ka kuptuar që moti se ku rrah çekani i kryeministrit. Sipas tij, Kurti nuk po kërkon bashkëpunim, por vetëm po tenton të marrë çdo institucion në dorë.

“PDK e ka kuptuar me kohë lojën e Albin Kurtit. Ky njeri nuk njeh tjetër logjikë, përveç kapjes së të gjitha pushteteve”, shkroi Mustafa.

Ai shtoi se partia e tij nuk ka dashur të hyjë në lojërat e kryeministrit dhe as të merret me propozime emrash sa për të kaluar radhën. Sipas Mustafës, qëllimi i Kurtit është vetëm të sundojë dhe jo të punojë për të mirën e vendit.

“Ai nuk është në politikë për të ndërtuar, por vetëm për të marrë sa më tepër pushtet dhe për të sunduar. Prandaj, nuk i dhamë kënaqësinë që të luajë me emra për president dhe të bëjë filma”, deklaroi Mustafa./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë