Loading…

Dështimi për marrëveshje, lajmërohet Bislimi: Serbia s’ishte konstruktive, Lajcak bëri përpjekje të sinqerta

  • 14/05/2022 | 11:48

Dështimi për marrëveshje, lajmërohet Bislimi: Serbia s’ishte konstruktive, Lajcak bëri përpjekje të sinqerta

FOTO Arkiv

Kryenegociatori i Kosovës në bisedimet në Bruksel, Besnik Bislimi, ka thënë se Serbia edhe njëherë u tregua dekonstruktive në takimet e djeshme, transmeton Gazeta Metro.


Në një shkrim në Twitter, Bislimi e ka falënderuar emisarin e Bashkimit Europian (BE), Miroslav Lajcak për siç ka thënë përpjekjet e sinqerta për përfundim të suksesshëm të negociatave për targat dhe energjinë,

“Përkundër pritjeve dhe angazhimit para takimit , Serbia sërish nuk ishte konstruktive në takimet e djeshme në Bruksel. Zgjedhja për pengimin përmes pjesëmarrjes si strategji parësore po rezulton efikase në parandalimin e progresit. Konstruktiviteti dhe kreativiteti nga ana jonë është i nevojshëm dhe i dobishëm, por me sa duket jo i mjaftueshëm. Dua të falënderoj Miroslav Lajcakun për interesin dhe përpjekjet e tij të sinqerta drejt përfundimit të suksesshëm të negociatave për targat dhe energjinë”, ka shkruar Bislimi.

Kryenegociatorët Bislimi e Petkovic, s’kanë arritur marrëveshje për targat pas takimit të djeshëm në kryeqytetin evropian.

Të dy patën takime bilaterale me Emisarin për dialog, Lajcak, por që mungoi takimi trilateral mes tyre. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë