Loading…

Dështimet e teknologjisë që përcollën 2016’ën (Foto)

  • 29/12/2016 | 12:33

Dështimet e teknologjisë që përcollën 2016’ën (Foto)

Viteve të fundit teknologjia po përparon shumë shpejt, pothujase çdo muaj ka një një risi shumë të madhe në dobi të njerëzve, mirëpo  jo çdo produkt i teknologjisë së lartë arritur sukses.


Jo rrallëherë produktet e sjellura nga teknologjia e fundit dështojnë. Ky vit që po lëmë pas përveç që ka qenë shumë i suksesshëm në aspektin e prurjeve tëreja, ka pasur edhe dështime që i kanë kushtuar shumë shtrenjtë pronarëve të kompanive.

Orat e zgjuara
sub-buzz-20695-1482448261-2
Pebble ishte kompania e parë e cila krijoi orët e para të zgjuara, fitimi i të cilave nuk shkoi siç u mendua nga kompania. Në vitin 2012 kjo kompani shpenzoi 10milionë dollarë për këto ora, pastaj 20milionë dollarë në vitin 2015, dhe arriti me gjithë këto investime t’i shesë afër 2milionë ora, jo më shumë, çka i kushtoi më shumë krijimi i tyre sesa fitimi që mori nga to. Në fillim të këtij dhjetori “Pebble” shitit pjesët kryesore të biznesit, për shkak se nuk kishte punë.

Samsung
sub-buzz-20673-1482448819-1
Galaxy Note 7 u lajmërua si një nga smartphone më të mirë të bërë ndonjëherë. Por, nuk shkoi gjatë dhe konsumatorët filluan të ankohen kur bateritë e tyre filluan të shpërthenin me flakë në xhepat e tyre. Samsung pastaj mori vendim ta ndërpresë prodhimin e tyre, edhe pse sjellja në treg e tyre i kushtoi me miliona.

Paper
sub-buzz-21034-1482449303-2
Dy vjet më parë, Facebook prezantoi programin “Paper”, me të cilën do të mund t’i lexonim artikujt, dhe kjo u vlerësua edhe nga iOS. Por, facebook vazhdoi ndërtimin e artikujve Instant, të cilat lejojnë njerëzit të lexojnë tregimet direkt në News Feed në aplikacionin origjinal të facebook-ut. Këtë verë, Paper  u tërhoq nga tregu duke thënë se provuan të sjellnin diçka të re në teknologji por nuk ia dolën.

Sunrise
sub-buzz-20695-1482449625-5
Ky ishte një aplikacion popullore dhe i lehtë për ta përdorur kalendarin. Por, pasi Microsoft e bleu atë për më shumë se 100 milionë $, ajo ishte vetëm një çështje kohe para se të mbyllej krejtësisht. Aplikacioni i pavarur “ Sunrise” është mbyllur në gusht, dhe funksionet e tij janë bartur te Outlook.

Shuddle
shuddle

Shuddle një aplikacion i cili qe i mirërpritur për disa prindër kur fëmijët e tyre udhëtonin jashtë qytetit, për t’i kontrolluar ata mirëpo nuk u shit sa pritej dhe kështu u mbyll pas dy viteve punë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë