Loading…

‘Dështim historik’, ish-numri dy i Merkel: Jam shumë e inatosur me mospërgatitjen e Gjermanisë

  • 24/02/2022 | 18:22

‘Dështim historik’, ish-numri dy i Merkel: Jam shumë e inatosur me mospërgatitjen e Gjermanisë

Qasja gjermane ndaj krizës së Ukrainës është kritikuar shumë nga jashtë, por pas fillimit të luftës atje, edhe vetë gjermanët nuk kanë ngurruar të hedhin kritika për pasivitetin e shtetit të tyre, transmeton Gazeta Metro.


Ish-liderja e Partisë Demo-Kristiane gjerman, Annegret Kramp-Karrenbauer, që kishte shërbyer po ashtu si ministre e Mbrojtjes, ka treguar në Twitter për zemërimin e saj rreth mënyrës se si Gjermania e kishte trajtuar këtë çështje.

“Jam shumë e zemëruar me veten për dështimin tonë historik. Pas Gjeorgjisë, Krimesë dhe Donbasit, ne nuk kemi përgatitur asgjë që do ta kishte frenuar vërtet Putinin”, shkroi ajo.

Më tutje, shtoi: “Ne kemi harruar mësimin e Schmidt’it dhe Kohl’it se negociatat janë gjithmonë të parat, por ne duhet të jemi mjaft të fortë ushtarakisht për të mos lejuar mosnegocimintë bëhet opsion për palën tjetër.”

Annegret Kramp-Karrenbauer është politikane gjermane që shërbeu si Ministre e Mbrojtjes nga 2019 deri në 2021 dhe si Udhëheqëse e Unionit Kristian Demokrat nga 2018 deri në 2021./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë