Sipmatizantët e Partisë Demokratike të Kosovës edhe pse shumica është duke festuar rrugëve të Drenasit, nuk janë të knaqur me fitoren e partisë së tyre, e cila përfundon me balotazh në këtë komunë.
Shumica prej tyre kanë pritur fitore me mbi 50 përqind të votave.
“Personalisht kam pasur pritje se do të fitojmë rreth 70 përqind, edhe pse tashmë e shoh që i kemi fituar nën 50 përqind. Kjo është fitore por nuk ishte ajo që e kemi pritur”, ka thënë Gazmend Gllareva për Gazeta Metro nga Verboci i Drenasit.
Gjithashtu i paknaqur me rezultatin e arritur në Drenas është edhe Bedri Kuqica nga Tërsteniku i cili thotë për Gazeta Metro se “kam pritur që të fitojmë pa balotazh. Pritjet e mia kanë qenë që PDK në Drenas të shkojë me fitore prej më së paku 65 përqind”, ka përfunduar ai.
Ata ende nuk kanë dyshime se balotazhi do të jetë fitore për PDK’në në Drenas, por që rezultati i zgjedhjeve nuk i përmbushi pritjet e tyre./gazetametro.net
Festa e PDK’së në Drenas
Posted by Gazeta Metro on Sunday, 4 December 2016
Festa e PDK’së në Drenas
Posted by Gazeta Metro on Sunday, 4 December 2016