Loading…

Dëshmitë e Nismës për presionin e Thaçit në fushatën në Drenas

  • 12/12/2016 | 17:26

Dëshmitë e Nismës për presionin e Thaçit në fushatën në Drenas

Dega e Nismës për Kosovën në Drenas ka bërë publike disa foto ku, sipas këtij subjekti politik, “tregohet qartë se presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është duke ftuar kryetarët e fshatrave, njerëz të biznesit dhe qytetarë të thjeshtë të komunës së Drenasit, dhe duke ushtruar presion mbi ta për të votuar kandidatin e PDK-së në zgjedhjet për kryetar komune që do të mbahen më 18 dhjetor në Drenas”.

“Siç mund ta shikoni edhe në fotot e mëposhtme, Presidentit të vendit nuk i kanë mjaftuar takimet në zyrën e tij në funksion të fushatës, dhe ai ka filluar të zhvillojë takime me qytetarë nëpër Oda dhe Restorante të ndryshme, në funksion të fushatës zgjedhore në Drenas”, thuhet në reagimin e Nismës për Kosovën.

Subjekti që udhëhiqet nga Fatmir Limaj, thotë se “pjesëmarrja e tij në fushatën zgjedhor në Drenas, është jashtë përgjegjësive të Presidentit dhe në kundërshtim dhe shkelje e rëndë e Kushtetutës së Kosovës”.

“Gjithësesi, qytetarët e Drenasit tashmë kanë vendosur për ta ndryshuar këtë mentalitet aspak të ndershëm të instaluar në Drenas nga PDK-ja, parti kjo që me vite të tëra i ka sjellë vetëm dëme komunës së Drenasit. Të gjithë strukturat drejtuese të PDK-së e kanë të kotë, duke përfshirë edhe Presidentin, sepse qytetarët e Drenasit kanë vendosur për ndryshime, dhe ndryshimi do të vjen vetëm me kryetarin e ardhshëm të qytetarëve të Drenasit, Isa Xhemajlaj”, thuhet në fund të njoftimit.

thaci-ne-drenas

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë