Loading…

Dëshmitari shqiptar flet pas incidentit të avionit Stamboll-New York: Pashë njerëz të fluturonin

  • 10/03/2019 | 15:28

Dëshmitari shqiptar flet pas incidentit të avionit Stamboll-New York: Pashë njerëz të fluturonin

30 persona janë plagosur gjatë një fluturimi nga Stambolli drejt New York. Turbulencat ajrore ishinë shumë të rënda, transmeton Gazeta Metro.


Një pjesëtar ekuipazhi theu këmbën e 29 pasagjerë u lënduan nga situata që zgjati plot 45 minuta përpara se të prekte tokën në aeroportin JFK në përfundimin dramatik të një fluturimi 10 orësh nga Stambolli.

Sead Nikaj ishte shqiptari qw ndodhej nw atw avion. Nga New York Times citohet se Nikaj ka pohuar se turbulencat e dhunshme nisën gjatë kalimit mbi Maine. Ai rrëfeu sesi kishte parë gruan që kishte në krah të fluturonte nga sedilja e saj, ndërsa maskat e oksigjenit ranë nga tavani. Njerëzit nisen të bërtisnin e të luteshin. Për rreth 10-15 minuta, por që u duken si një përjetesi, gjendja ishte e tmerrshme, shkruan gazeta duke cituar Nikajn, që shprehet: “mendova se do te vdisja. Thashë: O zot, me ndihmo!!!”.

Nikaj tha per ABC News se askush nuk i lajmëroi të përgatiteshin për lëkundje kur kaluan mbi ate zonë.

“Askush nuk na tha gjë ndaj e menduam vetë se diçka nuk shkonte. Pastaj njerëzit nisën të fluturonin nga vendet e tyre e kishte gjak gjithandej”, u shpreh ai.

Mësohet se ekuipazhi kishte njoftuar per emergjence që kur Boeingu 777 ishte ende në ajër, ndërkohë që sipas Evening Standard, shërbimi kombëtar amerikan i meterologjisë kishte lëshuar të shtunën paralajmerime për turbulence të pritshme./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë