Loading…

Komunistët tmerri i katolikëve

  • 05/11/2016 | 15:10

Komunistët tmerri i katolikëve

Vitet e kaluara ne burg nuk krahasohen me atë çka kanë përjetuar disa nga kleri katolik gjatë diktaturës në Shqipëri. Dëshmit janë rrethqethëse, të tilla përjetime nuk keni degjuar me heret.

Pasi ia prenë këmbët me sopatë, Dom Lazer Shantoja u pushkatua, Papa Josif Papamihali u mbyt në baltën e kënetës së Maliqit, Ata Serafin Koda vdiq pasi hetuesi e mbyti me thonj në fyt, Maria Tuci u mbyll në thes me një mace dhe e qëllonin me shkop.

Po ti mbledhim të gjitha vitet që kanë kalu kleri katolik së bashku gjatë diktaturës komuniste, do te tronditeni. Janë plotë 881 vite burg, pothuajse nëntë shekuj.

Ndërkohë që të gjithë klerikët katolikë shqiptarë kishin kryer së bashku 450 vjet studime në 24 universitete të Evropës.

Pas 22 vitesh punë kërkimore shkencore, nga e gjithë kjo e dhënë rrënqethëse, Vatikani përzgjodhi mes tyre 38 klerikë duke i shpallur martirë, prej të cilëve vjen një fakt edhe më rrënqethës: 28 prej 38 martirëve nuk kanë fare varr.

Të gjitha këto shifra u bënë publike dje gjatë emisonit “Debati në Channel One” , ku të ftuarit, Dom Mark Shtjefni si dhe studiuesit Parçel Hila dhe Dorian Koçi sollën në vëmendje të publikut fakte, të dhëna dhe dëshmi  që nuk ishin dëgjuar më parë lidhur me persekutimin e klerit katolik shqiptar.

Mes 38 klerikëve të shpallur martirë, një ishte gjerman, një polak dhe një italian.

Edhe në insertin special të emsionit u bënë publike për secilin martir fundi i tyre tragjik, mes të cilëve do të veçohen si më të rëndat:

-Dom Lazer Shantoja, pasi hetuesi i preu këmbët me sopatë, e pushkatuan dhe e hodhën në një gropë pa emër.

-At Serafin Koda vdiq pasi hetuesi i futi thonjtë në fyt në -kuptimin e vërtetë të fjalës.

-Maria Tuci, pasi refuzoi të bëhej e dashura e kryetarit të degës së Brendshme të Shkodrës, u torturua duke e futur në një thes të mbyllur bashkë me një mace dhe e qëllonin me shkop.

-Papa Josif Papamihali u torturua dhe u mbyt në baltën e kënetës së Maliqit.

-Imzot Jul Bonati u mbyll pa qenë i sëmurë në çmendinën e Durrësit dhe vdiq teksa mjekët bënë me të eksperimente si një kavie.

-Dom Aleksandër Sirdani, pasi u tërhoq zvarrë i lidhur pas një kali, u mbyt në një gropë fekalesh.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë