Një person ka gjetur një mjet shpërthyes në oborrin e tij, gjatë ditës së djeshme në fshatin Carralevë të Shtimes, transmeton Gazeta Metro.
Derisa ishte duke punuar në oborr, ky person ka vërejtur mjetin e dyshuar eksplodues, me ç’rast edhe ka raportuar në polici.
Policia e Kosovës ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e FSK’së dhe të KFOR’it dhe kanë bërë asgjësimin e mjetit eksplodues.
“Fshati Carralevë- Shtime 08.03.2020, 16:00. Ankuesi mashkull kosovar raporton se derisa ishte duke punuar në oborrin e tij kishte vërejtur një mjet të dyshuar eksplodues. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e FSK-së dhe të KFOR-it dhe kanë bërë asgjësimin e mjetit eksplodues”, thuhet në njoftimin e policisë. /gazetametro.net