Loading…

Deri më tani 81 pickime rriqrash në Malishevë

  • 03/05/2017 | 21:57

Deri më tani 81 pickime rriqrash në Malishevë

Vetëm në muajt e parë të këtij viti janë shënuar 81 raste të pickimeve nga rriqrat në Komunën e Malishevës.


Banorët ndihen të rrezikuar, pasi thonë se Komuna ende nuk ka filluar spërkatjen e tokave.

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë deklarojnë se krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar janë shënuar më pak raste.

Spërkatja e zonave endemike pritet të fillojë tek në fund të këtij muaji dhe Malisheva ka ndarë buxhet në vlerë prej 60 mijë euro për këtë, raporton KTV.

Zyrtarët komunalë deklarojnë se aktualisht po i trajtojnë kafshët si një ndër masat parandaluese nga thumbimi nga rriqrat.

Në periudhën 2013-2016 kanë humbur jetën 11 persona si pasojë e Etheve Hemorragjike që shkaktohen kryesisht nga pickimi i rriqrave.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë