Loading…

Deri më tani 4 mijë votues në Drenas

  • 04/12/2016 | 11:54

Deri më tani 4 mijë votues në Drenas

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencë për media lidhur me Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit të cilat po mbahen sot.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka këtu bëri të ditur se deri në orën 11:00 kanë votuar 4 mijë e 10 votues, apo 7.63% e personave me të drejtë vote në këtë komunë.

Gjithashtu, ajo njoftoi se në bazë të informacioneve nga Qendrat e Votimit procesi i votimit është duke vijuar normalisht.

Konferenca e tretë do të mbahet në orën 15:30, ku do të flitet për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe me daljen e votuesve në zgjedhje deri në orën 15:00./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë