Loading…

Derbi i javës i takon Ballkanit, Llapi mposht Malishevën në Podujevë

  • 26/02/2022 | 15:03

Derbi i javës i takon Ballkanit, Llapi mposht Malishevën në Podujevë

Kanë përfunduar dy ndeshjet e javës së 22’të të Superligës së Kosovës në futboll, Ballkani ka triumfuar kundër Dritës në ndeshjen kryesore të kësaj jave, ndërsa Llapi me thjeshtësi ka mposhtur Malishevën në Podujevë, transmeton Gazeta Metro.


Derbi i kësaj jave mes Dritës dhe Ballkanit i ka takuar suharekasëve pasi që kanë arritur të mposhtin Dritën me rezultat 0-1. Në ndeshjen e zhvilluar në Gjilan pjesa e parë përfundoi 0-0 ku dy ekipet luajtën një pjesë të parë të kujdesshme.

Ndërsa në pjesën e dytë me golin e realizuar në minutën e 70′ nga sulmuesi nigerian, Theophilus Solomon, Ballkani ka arritur të mposht ‘Intelektualët’ duke mbetur të paktën edhe për një javë në vendin e parë me 45 pikë gjithsej. Drita me këtë humbje mbetet ende në vendin e tretë por duke ja vështirësuar punët vetes pasi tani do jenë katër pikë larg vendit të parë.

Ndeshja tjetër mes Llapit dhe Malishevës i takoj llapjanëve të cilët janë duke u afruar në garën për titull. Sot ata triumfuan me rezultat 3-0 kundër Malishevës me golat e shënuar nga Valmir Veliu i cili realizoj dy herë në pjesën e parë dhe Arbnor Ramadani në minutën e 84′ për të vulosur fitoren e skuadrës së Tahir Batatinës.

Llapi vazhdon të jetë në pozitën e katërt port tani ka 39 pikë, kurse Malisheva në pozitën e shtatë me vetëm 23 pikë. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë