Loading…

Derbi i Drenicës mbyllet baras

  • 26/09/2020 | 18:36

Derbi i Drenicës mbyllet baras

Feronikeli dhe Drenica kanë ndarë pikët në ndeshjen që ndryshet njihet edhe si ‘Derbi i Drenicës’, ndeshje në të cilën u shënuan katër gola, shkruan Gazeta Metro.


Në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në kampionatin kosovar, skuadra e drejtuar nga Afrim Tovërlani dhe ajo e drejtuar nga Fadil Rama u ndanë në paqe.

Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas përfundoi me rezultatin 2-2. Albert Dabiqaj dhe Marko Millickovic ishin golashënuesit për vendasit, kurse Almedin Murati shënoi të dy golat për mysafirët nga Skënderaj.

Ndryshe, të dy skuadrat deri më tani kanë grumbulluar nga 4 pikë. Feronikeli renditet i treti, kurse Drenica e pesta. /gazetametor.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë