Loading…

Deputetja ukrainase falënderon Kosovën për mbështetjen kundër Rusisë

  • 26/01/2022 | 16:19

Deputetja ukrainase falënderon Kosovën për mbështetjen kundër Rusisë

Deputetja e ukrainase, Iryna Friz ka falënderuar Kosovën për mbështetjen e dhënë për Ukrainën, shkruan Gazeta Metro. 


Me anë të një shkrimi në Twitter, Friz ka falënderuar presidenten Vjosa Osmani për mbështetjen e dhënë për Ukrainën në periudhën e kërcënimit të pushtimit nga Rusia.

Friz gjithashtu ka akuzuar Serbinë për mbështetjen e dhënë Rusisë përmes grupeve të mercenarëve dhe militantëve pro-rus në Ukrainë.

“Jam e bindur se Ukraina duhet të mbështesë miqtë e vërtetë, të cilët gjithashtu zgjodhën pavarësinë e tyre. Është koha për të refuzuar standardet e dyfishta. Miqtë e Ukrainës nuk janë ata që dërgojnë militantë pro-rusë në tokën tonë, por ata që gjithashtu nën kërcënimin e konfliktit të armatosur, shprehin mbështetje për shtetin tonë”, ka shkruar Friz.

Në fund, ajo ka bërë thirrje për vendosjen e marrëdhënies diplomatike mes Kosovës dhe Ukrainës, pasi që siç “vendosja e marrëdhënieve miqësore me Prishtinën do të jetë një hap i ndershëm, i cili më parë është bllokuar nga politika ruse në Ballkan”.

Më poshtë postimi i plotë i saj. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë