Loading…

Deputetja Musliu krahason kryeministrin Hotin me Esad Pashën

  • 26/09/2020 | 20:56

Deputetja Musliu krahason kryeministrin Hotin me Esad Pashën

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga PDK, Ganimete Musliu ka krahasuar kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin me  Esad Pashë Toptanin, shkruan Gazeta Metro.


Përmes një shkrimi në Facbook, Musliu ka shkruar se Hoti në emër të Qeverisë paska amnistuar Eulex’in duke i cilësuar veprimet e tyre në kuadër të drejtësisë.

“Dulla në emër të qeverisë I paska amnistuar veprimet e Eulexit si veprime në kuadêr të drejtësisë. Me të njejtën frymë Dulla thotë mirë e ka Eulexi e mirë e ka pasë UÇK-ja!”, ka shkruar Musliu.

Ajo ka kritikuar Hotin se nuk ka reaguar dje për arrestimin e ish ushtarët e UÇK’së, prandaj nuk mund të flet as sot për drejtësinë.

“Ti Dullë nuk fole dje kur u arrestuan ish ushtarët e UÇK-së, nuk mund të flasësh as sot për Drejtësi duke e ulur koken para padrejtësive. Dulle a i kerkove Eulexit sqarime për arrestimet e djeshme te cilat ti i arsyeton sikur te ishe zedhenes i Gjykatës? A i kerkove sqarime për nxjerrjen e dokumentave sekrete? Pse te arrestohet pranuesi e jo derguesi? Dulle a je Kryeminister i nje shteti apo nje marionetë që dirigjohet nga larg?
Dullë je kryeministër dhe ke përgjegjesi që ti drejtohesh popullit që po tē nëpërkëmbët. Amnistimi i Eulexit 24 ore pas ngjarjeve është deftesë e mjerimit tënd politik.
Dullë kanë ardhë në këtë tokë lloj lloj sulltani e historia jonë njehë edhe Toptana. Ata vijnë e shkojnë Dullë, ne do të mbetemi këtu; disa ballëndritur e disa të turpëruar”, ka shkruar tutje Musliu.

Postimi i plotë:

Paska folë Dulla

Dulla në emër të qeverisë I paska amnistuar veprimet e Eulexit si veprime në kuadêr të drejtësisë. Me të njejtën frymë Dulla thotë mirë e ka Eulexi e mirë e ka pasë UÇK-ja!!!!!
Jo, Dullë! Mirë Eulexi e mirë UÇK-ja nuk shkon sepse vetëm njëra palë po prangoset.
Ti Dullë nuk fole dje kur u arrestuan ish ushtarët e UÇK-së, nuk mund të flasësh as sot për Drejtësi duke e ulur koken para padrejtësive. Dulle a i kerkove Eulexit sqarime për arrestimet e djeshme te cilat ti i arsyeton sikur te ishe zedhenes i Gjykatës? A i kerkove sqarime për nxjerrjen e dokumentave sekrete? Pse te arrestohet pranuesi e jo derguesi? Dulle a je Kryeminister i nje shteti apo nje marionetë që dirigjohet nga larg?
Dullë je kryeministër dhe ke përgjegjesi që ti drejtohesh popullit që po tē nëpërkëmbët. Amnistimi i Eulexit 24 ore pas ngjarjeve është deftesë e mjerimit tënd politik.
Dullë kanë ardhë në këtë tokë lloj lloj sulltani e historia jonë njehë edhe Toptana. Ata vijnë e shkojnë Dullë, ne do të mbetemi këtu; disa ballëndritur e disa të turpëruar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë