Loading…

Deputetja Haxhiu thotë se 16 trupa janë gjetur pas gërmimeve në Rashkë

  • 19/11/2020 | 12:58

Deputetja Haxhiu thotë se 16 trupa janë gjetur pas gërmimeve në Rashkë

Deputetja e AAK’së Teuta Haxhiu ka thënë sot në Kuvend se 16 trupa janë gjetur pas gërmimeve në Rashkë, shkruan Gazeta Metro.


Haxhiu ka bërë të ditur se pas gërmimeve në afërsi të Rashkës në Serbi janë gjetur 16 trupa të shqiptarëve të vrarë në luftën e fundit në Kosovë.

“ Jemi dëshmitarë që u hap një varrezë masive në Serbi, sa kam informata aty janë nxjerrë 16 të pagjetur shqiptarë, të trupave shqiptarë të masakruar e vrarë në luftën e fundit. Pas 20 vitesh u hap një prej varrezave masive që ndodhen në Serbi, ndërsa në Hagë po gjykohen ata që bënë të pamundurën për të mbrojtur tokën e njerëzit e vet. Për të mbrojtur edhe këta 16 shqiptarë si shumë e shumë të tjerë që nuk janë të gjetur”, tha ajo në Kuvend.

Kujtojmë, që ditë më parë edhe ekspertë të mjekësisë ligjore nga Kosova thanë se janë gjetur eshtra njerëzish në një minierë të hapur pranë qytetit serb të Rashkës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë