Loading…

Deputetja e VV’së: Për pozitën më i rëndësishëm Thaçi sesa territori

  • 01/11/2018 | 13:46

Deputetja e VV’së: Për pozitën më i rëndësishëm Thaçi sesa territori

Deputetja e lëvizjes “Vetëvendosje”, Albulena Haxhiu ka reaguar pas dështimit të miratimit të rezolutës kundër korrigjimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë.


Haxhiu përmes një postimi në “Facebook”, ka shkruar që deputetët e pozitës nuk e mundësuar kuorumin për arsye se më i rëndësishëm për ta është Thaçi se sa mbrojtja e territorit dhe sovranitetit.

Postimi i plotë:

Kjo është pika e Rezolutës së propozuar nga opozita

Kuvendi i Republikes së Kosovës rithekson se Kushtetuta e Republikës së Kosovës, sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe karakteri shtetëror unitar i Republikës së Kosovës jane të pacenueshme. As Presidenti, e askush tjetër, nuk ka të drejtë të negociojë për territorin e Republikës së Kosovës.

Deputetët e PDK, AAK dhe Nisma nuk mundësuan kuorumin ndonëse ishin në sallë pra për ata më i rëndësishëm është Hashim Thaçi sesa mbrojtja e territorit dhe sovraniteti i vendit.

Këta nuk janë as deputetë dhe as të popullit!

Këta thjesht janë duke u keqpërdorur nga Hashim Thaçi, ky person që po e rrezikon vendin për interesat e tij personale!

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë