Është deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Aida Dërguti e cila i ka shkuar për vizitë Ramush Haradinajt, të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i cili po qëndron në Strasburg të Francës.
Sipas një publikimi në rrjetin social Facebook, Dërguti, e cila e ka treguar prezencën e saj me një fotografi, thotë të ketë shkuar atje për mbështetje.
Kështu tregon edhe hashtagu “Me Ramushin”, të cilën i ka bashkangjitur Dërguti në fotografi, shkruan gazetametro.net.
Ish-komandanti i UÇK-së, Ramush Haradinaj është arrestuar nga policia franceze më 4 janar në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia. Ai, është liruar me kusht dhe do të qëndrojë në Strasburg deri në një vendim tjetër./gazetametro.net