Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti ka takuar në Francë liderin e AAK’së Ramush Haradinaj.
Dërguti ka treguar se ata u përshëndetën me urimin që takimi i radhës të jetë në Prishtinë, përcjell gazetametro.net
“U takuam sërish në Strasburg. Të enjten e ka seancën gjyqësore. U përshëndetëm me urimin që herën tjetër të takohemi në Prishtinë”, ka shkruar Dërguti në rrjetin social Facebook.
Ish-kryeministri i Kosovës po mbahet në Francë që nga 4 janari i këtij viti, në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga shteti serb nën akuzën se ka kryer krime lufte. Vendimi për Haradinaj nuk u mor në dy seancat e kaluara, por pritet të merret pas dy ditësh, me 27 prill. /gazetametro.net