Loading…

Deputetja e LDK’së: Zbardheni rastin në Gllogjan, ose kërkoni ndihmë nga ndërkombëtarët

  • 29/11/2021 | 15:28

Deputetja e LDK’së: Zbardheni rastin në Gllogjan, ose kërkoni ndihmë nga ndërkombëtarët

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka kërkuar që të zbardhet rasti tragjik në Deçan ku mbetën të vrarë tre persona, derisa shtio se duhet të kërkohet ndihmë edhe nga ndërkombëtarët, shkruan Gazeta Metro.


Bajrami, përmes një postimi në Facebook iu bëri thirrje MPB’së, Policisë, AKI që të japing përgjegjësi për mungesë të rezultateve në zbardhjen e këtij rasti.

Ose, sipas saj duhet të kërkohet ndihmë nga ndërkombëtarët, duke filluar nga institucionet e sigurisë amerikane.

Postimi i plotë:

‘’ Nëse institucionet tona s’po bien në gjurmë të vrasësit/vrasësve, atëherë duhet kërkuar ndihmën te miqtë tanë. Në radhë të parë te institucionet e sigurisë amerikane.  Prej pasluftës janë mbi 400 vrasje të pazbardhura. Secila vrasje duhet të zbardhet dhe posaçërisht vrasja e dy nxënësve dhe shoferit që ndodhi të premten në Gllogjan të Deçanit’’, shkroi Bajrami.

Ajo tha se Qeveria e Kosovës s’duhet të kursejë asgjë për zbardhjen e këtij rasti./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë